Miqësorja e tretë dhe rezultati i parë pozitiv në Antalia për Luftëtarin. Gjirokastritët barazuan 1-1 në ndeshjen testuese të zhvilluar përballë Nasaf, skuadrës nënkampione të Uzbekistanit. Ashtu si në ndeshjen e fundit, Kristal Abazaj realizoi golin për skuadrën e drejtuar nga Hasan Lika, që aktivizoi prej minutës së parë përforcimet e merkatos së dimrit Jakovljeviç dhe Xhekson Ferreira në mbrojtje, ndërsa në fazën ofensive Rroca, Abazaj dhe Bregu ishin në mbështetje të Vasil Shkurtaj. Gjatë miqësores në fushën e lojës luajtën u aktivizuan edhe lojtarët e stolit, megjithatë shifrat nuk ndryshuan. Barazimi 1-1 ishte rezultati i parë pozitiv për Luftëtarin, pas humbjes ndaj dy skuadrave të Superligës turke: 2-1 në ndeshjen përballë Trabzonsporit dhe 3-1 ndaj Malatyaspor. Këtë të enjte, më datë 18 Janar, bluzinjtë do të mbyllin mini-fazën përgatitore në Antalia për tu kthyer në Shqipëri. Ekipi i trajnerit Lika do të vijojë përgatitjet në Gjirokastër për ndeshjen e parë të kampionatit për vitin 2018, ku më datë 27 Luftëtari do të presë në shtëpi Skënderbeun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here