Sevilla nuk arriti të përfitojë dot nga ndeshja direkte me Villarealin, për të parakaluar këta të fundit dhe për t’u ngjitur në vendin e 6-të, që të çon në Europa League.

Skuadra e Montellës nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2, në një takim spektakolar, që gjithsesi mund të kishte shkuar edhe më keq për andaluzianët.
Villareali kaloi në avantazh në minutën e 36’ me anë të Raba, ndërsa Carlos Bacca dyfishoi shifrat në të 68-ën.

Sevilla pati një mundësi të artë për të rihapur takimin në minutën e 75-të, por Nolito gaboi nga pika e 11-metërshit, duke gjuajtur në duart e portierit. Gjithsesi sulmuesi spanjoll korrigjoi shënjestrën vetëm 3 minuta më vonë, ndërsa në të 82-tën, Nzonzi barazoi pas një gjuajtjeje spektakolare nga distanca.

Në fund takimi u mbyll 2-0, ndërsa vlen të theksohet se të dy skuadrat e mbyllën takimin me 10 futbollistë, pasi fillimisht Ben Yadder i Sevillas dhe më pas Costa i Villarealit, u ndëshkuan me karton të kuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here