Java e 21-të e kampionatit francez të futbollit ka startuar sot me 3 nga sfidat, që prodhuan rezultate tejet interesante. Vëmendja ishte përqendruar te takimi i mbrëmjes mes Monacos dhe Nices, që u mbyll me fitoren 1-2 të këtyre të fundit.

Skuadra e Jardim nuk e ka nisur aspak mirë vitin dhe pas barazimit pa gola në transfertën ndaj Montpellierit, regjistron edhe një tjetër, por këtë herë 2-2 ndaj Nices

Mario Balotelli ishte heroi i skuadrës së teknikut Favre në sfidën e sotme, pasi shënoi 2 herë në pjesën e dytë, duke zhvlerësuar avantazhin e vendasve në 45-minutëshin e parë. Kur u duk se Nica do të largohej me 3 pikë nga transferta në Principatë, kolumbiani Raqdamel Falcao shënoi dhe I dha barazimin vendasve..

Më herët, Bordo u mposht në shtëpi 0-2 nga Caen, ndërsa Marseille triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Strasbourgut. Në pritje të ndeshjeve të tjera, që do të zhvillohen nesër, Marseille merr vendin e dytë dhe bëhet skuadra ndjekëse e PSG-së kryesuese.

Pas skuadrës së Garcias renditet menjëherë Monaco dhe Lyoni, me këta të fundit që luajnë nesër ndeshjen e tyre dhe mund të ngjiten në vendin e dytë, në rast fitoreje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here