Jorge Higuain duket se nuk e ka mbajtur më dot për vete një fakt me impakt në jetën profesionale të djalit të tij, Gonzalo Higuain, duke deklaruar me siguri që djali i tij nuk gëzonte simpatinë e Presidentit Florentino Perez. Babai i sulmuesit 30-vjeçar akuzon Florentino Perez si faktor në transferimin e tij nga Madridi, por argumenton se futbollistët janë njerëzorë dhe ndonjëherë mund të gabojnë.

Sigurisht që nga lojtarët e kalibrit kërkohet gjithnjë maksimumi, niveli superior dhe Gonzalo bën pjesë në këtë kategori, por sidoqoftë gabimi është pjesë e lojës, pjesë e këtij sporti. Duke folur nga pozitat e një ish futbollisti, babai i Higuain kujton se dy muaj më parë të gjithë ishin shumë kritikë ndaj Cristiano Ronaldos, ashtu si dhe ndaj Benzemasë.

Përgjatë 10 viteve të fundit shprehet ai, të gjithë lojtarët e mëdhenj që kanë mbajtur veshur fanellën më numrin 9, të tillë si Lewandowski, L.Suarez, Cavani, Benzema dhe Gonzalo kanë qenë të kritikuar në mënyrë konstante. Edhe Messi ndonjëherë nuk bën përjashtime. Argjentina është një vend shumë i madh ku ndodhin padrejtësi të të gjitha llojeve pa krijuar ndonjë jehonë të madhe, por kur gabimin e bën një futbollist atëherë të gjithë hidhen sikur të ishte fundi i Botës.

Lidhur me lamtumirën e Pipitës nga Los Blancos në verën e vitit 2013, Jorge Higuain shtoi se diçka e tillë ndodhi sepse sulmuesi nuk kishte mbështetjen e Presidentit Perez. Gjithsesi, ai është i lumtur që sot 30çvejcari mban veshur fanellën e Juventusit, një skuadër shumë e fortë, shumë e pasur në të gjitha aspektet dhe mbi të gjitha me një trajner shumë inteligjent. Për përballjet me Realin ai uron që Gonzalo të jetë gjithnjë faktor në fitoret e Juventusit e si pasojë t’i dhuronte zhgënjim Perezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here