Ausilio ka befasuar tifozët me deklaratën e tij në mbyllë të merkatos së dimrit rreth mundësisë për afrimin e Javier Pastores nga PSG. Sipas tij, nuk ka patur bisedime me klubin francez për argjentinasin.
Nuk kanë ekzistuar bisedimet për Pastoren. Nuk ishin kushtet ekonomike dhe teknike për një lëvizje të tillë. Ishim të detyruar të merrnim futbollistë vetëm në formë huazimi me të drejtë blerjeje, prandaj po e përsëris që nuk kemi hyrë në bisedime me PSG.”
Ausilio shpjegoi edhe situatën e Brozovic, që duhej të kalonte te Sevilla.
Kishte një lloj interesi nga ata, por nuk u thelluam më tej, sepse nuk kishim një zëvendësues ideal për këtë futbollist. Spalletti ka shumë besim te Brozovic.”
Për mesazhin e dhënë nga Icardi në rrjetet sociale, drejtuesi zikaltër shtoi:
“Nuk komentoj postimet, për punën që bën në fushën e blertë. Faktet tregojnë se nuk kishte asgjë të vërtetë. Nuk kemi biseduar kurrë për shitjen e tij.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here