Pierre-Emerick Aubameyang dallohet për jetën e tij luksoze, e cila ngjall qëndrime pozitive por edhe mjaft kritikuese. Sulmuesi nga Gaboni është mjaft i pasionuar pas makinave të shpejta, zotëron shumë prej tyre, ka stil të veçantë të të veshurit dhe një karakter unik.

Pavarësisht reagimeve, ylli afrikan i Arsenalit është zotuar se nuk do ta ndryshojë mënyrën e tij të të jetuarit. Dhe nëse bota nuk e pëlqen atë, atëherë nuk ka problem. Por nëse 28 vjeçari thyen Manchester City-n në finalen e sotme të Carabao Cup në “Wembley”, atëherë për fansat nuk ka problem fare se si sillet jashtë fushe.
“Veshjet, makinat dhe të tjerat janë një bonus. Mua më pëlqen të jetoj në këtë mënyrë. Mua më pëlqen kush jam dhe nuk ka rëndësi nëse njerëzit e tjerë nuk e pranojnë këtë. Nuk e mbaj mendjen aty. Siç thonë: Jeton vetëm një herë. Është e rëndësishme që të dish nga vjen dhe nga e ke origjinën. Pjesa tjetër është një bonus i madh. Po jetoj ëndrrën e fëmijërisë. Mendoj se është diçka fantastike për një fëmijë si mua”, tha sulmuesi i “Topçinjve”.

Aubameyang paguhet 180 mijë paund në javë tek Arsenali dhe një pagesë e tillë sigurisht që i jep mundësinë që të bëjë një jetë luksoze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here