Armando Sadiku zbriti si titullar në ‘Wanda Metropolitana’, në sfidën ndaj Atleticos së Madridit dhe luajti për 45 minuta, por nuk arriti të lërë asnjë gjurmë, ndërsa Levante e tij u mposht me rezultatin e thellë 3-0.

Correa zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë për skuadrën e Simeones, ndërsa Griezmann dhe Torres vulosën shifrat 3-0. Me këtë 3-pikësh, madrilenët ruajnë të qetë vendin e dytë të renditjes, ndërsa Levante do të duhet të djersijë ende shumë, për të siguruar matematikisht qëndrimin në La Liga.

Java e 32-të e kampionatit spanjoll do të mbyllet me sfidën e mbrëmjes mes Malagës së vendit të fundit dhe Realit të Madridit, dy skuadra që nuk kanë më asnjë objektiv për këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here