Atletico e Madridit del blof në sidën e shtëpisë me Gironan për javën e 20-të të La Ligas, duke i dhënë mundësi Barcelonës që, në rast fitoreje me Betisin, ta çojë në 11 pikë diferencën me vendin e dytë. 1-1 u mbyll kjo sfidë në dukje e lehtë që u luajt në “Wanda Metropolitano”, ku skuadra e Simeones, edhe pse shënoi e para me Antoine Griezmann në pjesën e parë, nuk arriti të merrte maksimumin ndaj këtij kundërshtari modest. Miqtë arritën të barazonin me Portu në minutën e 73-të dhe t’i rezistonin presionit të Atleticos në minutat e mbetura, duke marrë një pikë me shumë vlerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here