Athletic Bilbao fundos edhe më keq Malagan në fundin e renditjes së La Ligas. Skuadra baske fitoi 2-1 në “San Mames”, duke përmbysur golin e andaluzianëve të shënuar nga En Nesiry që në minutën e 13-të. Susaeta dhe San Jose kthyen situatën në favor të Bilbaos që në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë En Nesiry humbi mundësinë për të barazuar shifrat dhe shënuar të dytin personal nga pika e bardhe e penalltisë. 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, i njëjti autor u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Malagan me një lojtar më pak në fushë. Bilbao me këtë sukses shkon në kuotën e 31 pikëve dhe i largohet edhe më shumë zonës së ftohtë.
Në ndeshjen e orës 12:00 Villarreali mposhti 1-0 Getafen me gol të Unal që në minutën e 3-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here