Luhet këtë të marte në orën 20:45 sfida e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, Atalanta – Juventus.
Për shqipatrët është një sfidë e veçantë për faktin se në radhët e Atalantës aktivizohet portieri kuqezi Etrit, Berisha. Bergamaskët synojnë ta fitojnë për herë të dytë në histori këtë trofe, pas suksesit të arritur në vitin 1963, ndërsa bardhezinjtë mbajnë rekordin si skuadra që e ka fituar plot 12 herë këtë kompeticion.
Kjo është herë e parë që këto dy skuadra përplasen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në total janë ndeshur në plot 13 raste, me bardhezinjtë që kryesojnë me 4 fitore, 3 i përkasin Atalantës ndërsa 6 sfida të tjera kanë mbyllur na barazim.
Ëshë hera e katërt që përballen me sistem vajtje-ardhje. Në dy raste është kualifikuar Juvja, ndërsa Atalanta vetëm një herë.
Sulmuesi i Juventusit Gonzalo Higuain ka shënuar katër herë në pesë ndeshjet e fundit të Juventusit në Kupën e Italisë, ku përfshihet edhe dygolëshi i realizuar ndaj ish-skuadrës së tij, Napolit.
Atalanta ndërkohë është e pamposhtur në shtëpi në Kupën e Italisë kundër Juventusit. Ka barazuar plot 5 herë, ndërsa në tri sfidat e fundit ka fituar gjithmonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here