Arsenalit i kanë mjaftuar 45 minutat e para të ndeshjes me CSKA-në e Moskës, për të hipotekuar kualifikimin për në gjysmëfinalet e Champions Leagues.

Londinezët shënuan plot 4 herë në portën e rusëve dhe vulosën fitoren 4-1, duke bërë që ndeshja e kthimit të jetë një shëtitje për ta.

Lacazette dhe Aron Ramsey shënuan të dy nga dy gola për skuadrën e Arsene Wengerit, ndërsa Golovin barazoi përkohësisht rezultatin për skuadrën ruse.

Me këtë fitore, Arsenali konfirmoi edhe njëherë se mbetet një nga pretendentët kryesorë për të triumfuar në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian, për klube.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here