Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger i është kthyer fitoreve në kampionatin anglez dhe i është afruar në vetëm pesë pikë pozitën së katër që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Topçinjtë dominuan gjithë takimin ndaj Evertonit dhe këtë e tregon epërsia e hershme në minutën e gjashtë, ku Aaron Ramsey shënoi për 1-0 pas asistimit të Henrikh Mkhitaryan.

Goli i dytë i skuadrës nga Emirates erdhi në minutën e 14-të të takimit kur kapiteni Laurent Kosicielny, shënoi me kokë nga afërsia pas asistimit të Shkodran Mustafit.

Arsenali trefishoi epërsinë në minutën e 19-të me golin e Ramseyt, i cili shënoi golin e dytë personal pas asistimit të Alex Iwobit.

Forma dhe dominimi i Arsenalit në pjesën e parë u vulos me golin në debutimi të sulmuesit Pierre-Emerick Aubayemang, i cili e paraboloi portierin për 4-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, skuadra e Wengerit arriti të menaxhoj mirë lojën dhe rezultat, ndërsa dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Fillimisht ishin Evertoni që shënuan për 4-1 me anë të sulmuesit Dominic Calvert-Lewin (64′), ndërsa në minutën e 74-të Ramsey kompletoi het-trikun dhe Mkihtaryan bëri tre asistime duke vulosur fitoren e thellë të Arsenalit me rezultat 5-1.

Pas kësaj fitore, Arsenali renditet në pozitën e gjashtë me 45 pikë, ndërsa Evertoni zë vendin e 10-të me 31 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë luajnë në udhëtim te Tottenham Hotspur, teksa Evertoni e pret në shtëpi Crystal Palacen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here