Ndërsa është duke humbur dy prej yje të skuarës së tij, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, Arsene Wenger po studion lëvizjet për të rimbushur pozicionet në skuadër me futbollistë cilësorë.
Zërave për përfshirjen e Martial në ofertën e Manchester United për Sanchez, orët e fundit i janë shtuar edhe ato të një mësymje për Pierre-Emrik Aubameyang të Dortmund. Sipas Dailymail Arsenal është gati për një operacion që mund të kapë vlerën e rreth 70 milionë eurove.
Ashtu si edhe Sanchez, Aubameyang nuk është përfshirë në skuadrën e Dormund në takimin e fundjavës kundër Wolfsburg, me preteksin e trajnerit Stoger se sulmuesi nga Gaboni është lënë jashtë për arsye disiplinore. Për të arritur te sulmuesi i Dortmund, Arsene Wenger është duke shfrytëzuar manaxherin e klubit, Sven Mislintat, i cili në vitin 2013, kur ishte pjesë e Dortmund, realizoi transferimin e tij në Dortmund për rreth 15 milionë euro.
Wenger ndërkohë ka ndërmend edhe një tjetër manovër në këtë merkato dhe ai është një tjetër njohje e vjetër e Dortmund, por që prej 2 sezonesh është pjesë e Manchester United, Mkhitaryan. Mesfushori armen duket se nuk është më në planet e trajnerti Mourinho dhe një sistemim te Arsenal do të ishte komod edhe për vetë futbollistin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here