Arsenal ka luajtur ndeshjen e parë pa shërbimet e Alexis Sanchez në fushë dhe ka arritur që të fitojë thellë, 4-1. Kundër Crystal Palace, skuadra e Arsene Wenger ka mbyllur çdo gjë në pjesën e parë.
Brenda 17 minutave shënohen 4 gola, ndërsa në fund të takimit Crystal Palace ngushton diferencën. Megjithatë, Arsene Wenger duket i kënaqur në fundin e ndeshjes.
Stoke City shënon dy herë në portën e Huddersfield duke fituar 2-0. Goli i dytë erdhi si pasojë e kombinimit të Xherdan Shaqirit me Diouf. Të njëjtin rezultat ka regjistruar edhe Leicester përball Watford. Nga një gol në çdo pjesë dhe “Dhelprat” shohin tri pikë më shumë në tabelën e Premier League.
Dy takime u mbyllën në barazim. Everton barazon në shtëpi dhe pas tre humbjeve merr një pikë kundër West Brom Albion. Ndeshja nisi me golin e kundërshtarëve, por në mesin e pjesës së dytë shifrat baraspeshohen në 1-1. Me kaq përfundon takimi në Liverpool. Edhe West Ham u ndal në barazim në takimin kundër Bournemouth. Janë miqtë që shënojnë, por për një minutë vendësit baraspeshojnë në 1-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here