Mbrojtësi shkodran Arsen Sykaj i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Teutës. Palët kanë prishur kontratën me mirëkuptim, teksa arsyeja duket se ka qenë hapësira e paktë në dispozicion të Sykajt.

Ky i fundit, është një mbrojtës me mjaft eksperiencë pasi ka luajtur me Vllazninë në Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë me skuadra si Besëlidhja, Kastrioti dhe Sopoti, nga ku shkoi te durrsakët.

Tani Sykaj është një lojtar i lirë, në pritje të ofertave për të vijuar pjesën e mbetur të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here