Edin Dzeko dhe Emerson Palmeiri, të dy futbollistë të Romës, janë me valixhet gati, ndërsa destinacioni duket se do të jetë Londra.

Verdhekuqtë dhe Chelsea janë shumë pranë akordit, teksa nga 60 milionë që ka kërkuar Roma për të 2 lojtarët, londinezët kanë ofruar 50.

Distanca prej 10 milionë eurosh pritet të sheshohet në fillim të javës së ardhshme, duke përfshirë edhe bonuse që lidhen me ecurinë e futbollistëve.

Si Dzeko, ashtu edhe Emerson shkëlqyen nën drejtimin e Luciano Spallettit, por me Di Francescon nuk po e gjejnë veten, ndërsa braziliani ka përfunduar edhe jashtë formacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here