Igli Tare vijon të marrë elozhe nga personazhet më të njohur të futbollit italian. Pasi fitoi titullin e Drejtorit Sportiv më të mirë për vitin 2017, vlonjati i Lazios tashmë merr komplimentet nga njeriu që njihet si revolucionari i futbollit italian, Arrigo Sachi.

Trajneri, i cili bëri të famshëm Milanin, që në epokën e tij konsiderohej si skuadra më e fortë në Europë, ndalet të flasë për Lazion duke i atribuuar sukseset e arritura pikërisht për Igli Taren.

‘Profeti’ i futbollit italian theksoi se Lazio aktualisht luan një futboll të bukur dhe për këtë arsye i ka telefonuar Igli Tares për ta komplimentuar, pasi ai i sheh futbollistët si askush tjetër. Një fjali që tregon vlerësimin e madh që kanë në futbollin italian për njeriun që po habit me vendimet e tij për të afruar dhe larguar futbollistët.

Në çdo periudhë merkatoje lojtarët e Lazios janë më të kërkuarit, jo vetëm në Itali, por edhe në kampionatet më të forta, ndërkohë që të shumta janë shitjet ku klubi ka përfituar shifra marramendëse. 44-vjeçarit i përfundon kontrata në verën e këtij viti, ndërkohë që emri i tij po lakohet nga shumë klube të Serisë A, që kërkojnë ta kenë në gjirin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here