Armando Sadiku luajti për rreth gjysmë ore lojë në ndeshjen mes Levantes dhe Las Palmasit, që përfundoi me fitoren 2-1 “in extremis” të vendasve. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u hodh në fushë në minutën e 63-të në vend të Pazzinit, kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-1.

Për vendasit zhbllokoi rezultatin Koke në minutën e 30-të, ndësa në të 50-ën barazoi Garcia.

Për Levanten u vështirësua gjithçka në minutën e 86-të, kur Koke u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë vendasit arritën të shënonin një gol mjaft të bukur me Campana në minutë e dytë shtesë, për të marrë tri pikë mjaft të vyera për mbijetesën. Sadiku u mundua t’i jepte frymëmarrje sulmit të Levantes, por nuk gjeti mbështetjen e duhur të shokëve të skuadrës. Me këtë sukses Levante shkon në kuotën e 31 pikëve, 8 më shumë se Deportivo La Coruna që pozicionohet në zonën ftohtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here