Edhe pse klubi i Elbasanit ka kaluar te pronarë të huaj, ish-presidenti Arben Laze është i deleguar për të votuar në Asamblenë e FSHF-së, ku do të zgjidhet edhe presidenti. Në një deklaratë për “Panorama Sport”, Laze ka shprehur hapur preferencën e tij.

“Fillimisht dua të them se Elbasani është një nga klubet që ka propozuar për president të FSHF-së, Armand Dukën. Kështu që vota e klubit të Elbasanit do të shkojë pro Dukës. Qyteti i Elbasanit duhet t’i jetë mirënjohës, pasi ndërtimi i stadiumit në këtë qytet është meritë e tij. Gjithashtu suksesi me Kombëtaren ne Europë dhe fitimi i gjyqit me Serbinë për atë që ndodhi në Beograd, janë merita që i duhen njohur Dukës”, ka thënë Laze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here