Antonio Conte do të vijojë punën në krye të Chelsea-t, të paktën për momentin. Këshilli Admistrativ i klubit londinez ka votëbesuar përkohësisht trajnerin italian, i cili duhet të ndryshojë menjëherë situatën duke u kthyer te rezultatet pozitive.

Pavarësisht humbjes së rëndë 4-1 në fushën e Watfordit, e dyta radhazi për londinezët, Roman Abramovic nuk ka ndërmend ta shkarkojë prag të një serie ndeshjesh shumë të rëndësishme, ndër të cilat transfertat me Manchester United dhe me Barcelonën në Champions League. Sigurisht që manjati rus nuk mund të marrë vendim për të ndërprerë marrëdhëniet me Conten pa gjetur pasuesin ideal të tij.

Në fakt, italiani ka gjetur edhe mbështetjen e futbollistëve, të cilët publikisht kanë marrë përgjegjësitë për situatën e pakëndshme të krijuar në javët e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here