Juventusi ëndërron Anthony Martial të Manchester United. Sipas Tuttosport, bardhezinjtë kanë shënjestruar sulmuesin e talentuar francez për të përforcuar repartin e avancuar gjatë merkatos së verës. 22-vjeçarit i skadon kontrata në verë të 2019-ës, por qëndrimi tij në “Old Trafford” nuk është i sigurtë. Në 26 ndeshje të këtij sezoni në Premier League në 10 raste Jose Mourinho e ka aktivizuar nga stoli. Interesant është fakti që të gjitha ndeshjet ku Martial ka shënuar (9), “Djajtë e Kuq” i kanë fituar. Marotta dhe Paritici janë gati për t’u hedhur në sulm për 22-vjeçarin, që në vitin 2015 i ka kushtuar Manchester United thuasje 60 milionë stërlina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here