Massimiliano Allegri e di se ndaj Genoa-s nuk do të jetë e lehtë. Trajneri flet edhe për kapitenin Gianluigi Buffon, i cili do të rikthehet në fushë javën e ardhshme si edhe për gjendjen e ekipit.
“Buffon do të jetë i gatshëm javën e ardhshme, ai do të kthehet titullar. Aktualisht është Szczesny që po bën gjëra të mëdha dhe ka mjaft vlerë. Por kur Gigi të kthehet, ai do të zërë vendin e tij.
Dybala-n do ta vlerësojmë javë pas jave. Howedes është ende larg, Cuadrado ende nuk është i gatshëm.
De Sciglio është bashkuar me grupin dhe Marchisio të enjten duhet të kthehet të stërvitet me ekipin”, deklaroi Allegri.
Në vazhdim, ai foli për rivalin e javës së 21-të.
“Do të vuajmë. Kemi punuar shumë gjatë dhe ndeshja e parë është gjithnjë më e vështira. Rëndësi ka vetëm të marrim 3 pikët. Lufta për titullin? Momenti i së vërtetës do të jetë në prill. Napoli ka gjithçka për të fituar, por ne do të bëjmë çdo gjë që të fitojmë titullin e shtatë radhazi”, përfundoi Allegri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here