Trajnerit të Juventusit, Masimilliano Allegri, nuk i mungon dëshira për të qëndruar edhe për një tjetër sezon në krye të stolit të bardhezinjve, por që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të jetë i sukseshëm, tekniku kërkon t’i plotësohen disa kushte. “Zonja e Vjetër” është shumë pranë titullit të 7-të kampion radhazi, ka dhe një finale për të luajtur, atë të Kupës së Italisë kundër Milanit. Nëse fitohen këto dy tituj, sigurisht që të gjithë do të kënaqen, por jo edhe aq, sepse humbja ndaj Realit, që teorikisht i sheh bardhezinjtë të eliminuar nga Liga e Kampionëve peshon jo pak, sepse ishte një ndër objektivët kryesorë të klubit.

Në verë pritet që kampi torinez të përfshihet nga një eksod i madh, ndaj nevoja për ta rifreskuar skuadrën është e pashmangshme. Bonaventura, Milinkovic-Savic dhe Pellegrini, port edhe Rabiot nga PSG.

Paolo Dybala nuk shihet më si i pazëvendësueshëm. Orët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë edhe për Antoine Griezmann. Kjo është lista e dëshirave të Allegrit, drejtuesit e Juventusit duhet të ulen ta shqyrtojnë dhe të marrin një vendim. Në të kundërt, rreziku që tekniku të largohet është evident. Pas dere qëndron Chelsea, që e sheh teknikun toskan si pasuesin ideal të Antonio Conte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here