Në vigjilje të sfidës Juventus-Sasuolo, bardhezinjtë do të zbresin në fushë pa Douglas Costan, por edhe Cuadradon e Dybalan, të cilët parashikohen të jenë të gatshëm vetëm për sfidën me Tottenhamin. Gjithsesi kjo për trajnerin Allegri nuk përkthehet në një dramë, me 50 vjeçarin nga Livorno, që nuk ka ndërmend të ndryshojë skemën taktike.

“Nëse edhe Bernardeschi nuk do të jetë i gatshëm, do të spostojmë dikë tjetër më përpara. Kemi edhe Lichsteiner apo Alex Sandro, që mund të luajnë në atë pozicion. Higuain është në gjendje të mire, stoli i ka shërbyer për t’u rikthyer në formë. Është mirë dhe mendoj se mund të bëjë një performcancë po të tillë. Edhe Marchisio është gati. Është rikuperuar dhe është në gjendje optimale”, tha Allegri.

Lidhur me kundërshtarët, Allegri shprehet se Sasuolo vjen me një feed back pozitiv, prandaj bardhezinjtë nuk mund t’i lejojnë vetes gabime. Aq me tepër tani, që Napoli po bën një rrugëtim të mirë dhe bardhezinjtë nuk mund të ngadalsojnë. Pikërisht për këta të fundit, Allegri eviton të hyjë në debat pas deklaratave të De Laurentis.

“Nuk komentoj fjalët e asnjë Presidenti të madh. Nga sektori i të rinjve te Juventusi kanë dalë shumë lojtarë, që ndoshta nuk janë ende gati për skuadrën e pare, por që mund të operojnë shumë mirë në Serinë A”, u shpreh trajneri i bardhezinjve.

Pietro Pellegri, një nga objektivat e Juventusit në merkato, u transferua te Monaco, duke bërë një zgjedhje befasuese. Por Allegrin duket se e shqetëson fakti që Seria A po humb terren ndaj ligave të tjera, së fundi edhe ndaj asaj franceze.

“Nuk e di nëse do të arrijë të bëhet një kampion, ai bëri një zgjedhje sikundër bëri edhe klubi. Problemi qëndron diku tjetër, pikërisht në faktin se kampionati italian është duke humbur terren në aspektin financiar, çka mbart riskun që shumë lojtarë të rinj, premtues, ta shohin të ardhmen e tyre drejt kampionateve të tjerë europiane”, u shpreh Allegri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here