Humbja e thellë me Realin, në takimin e parë çerekfinal të Championsit ka bërë që te Juventusi të reflektojnë gjatë. Drejtuesit e klubit duket se janë të zhgënjyer nga Massimiliano Allegri, që këtë sezon shpërdoroi një tjetër mundësi për të ngritur trofe në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit për klube.

Duket se sezonin e ardhshëm Allegri nuk do të jetë më trajner i bardhezinjve, ndërsa mediat italiane raportojnë në mënyrë të bujshme se drejtuesit e Juventusit kanë kërkuar informacione për Carlo Ancelottin.

Ideja për të rikthyer sërish në pankinë Carletton, duket se i josh bardhezinjtë, pasi Ancelotti njihet si një ekspert i Championsit, të cilin e ka fituar si me Milanin ashtu edhe me Realin e Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here