Massimiliano Allegri e pranon që Juventusi i tij ka fare pak shanse për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League, megjithatë trajneri livornez kërkon një paraqitje pozitive dhe pse jo një fitore në mitikun Santiago Bernabeu përballë Realit të Madridit këtë të mërkurë në çerekfinalen e kthimit. “ E dimë që kemi shumë pak shanse por objektivi ynë do të jetë të bëjmë rezultat, do të luajmë sikur të ishte një finale, pra një sfidë teke”,deklaroi trajneri i skuadrës bardhezi. Ndërkohë edhe kapiteni Gianlugi Buffon pavarsisht humbjes së thellë me shifrat 3-0 në Torino u shfaq optimist përpara kësaj sfide duke nënvizuar se që fëmijë e kishte ëndërruar që ta mbyllte karrierën si futbollist në kompeticionet europiane në një stadium si Santiago Bernabeu përballë Realit të Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here