Kukësi i pjesës së parë të sezonit nuk ishte ai që pritej. Me Mladen Milinkovic në krye verilindorët nuk bënë mirë, ndërkohë është stadiumi “Zeqir Ymeri” nuk rezultoi të ishte më një kështjellë e pathyeshme.

Katër humbje të pësuara në shtëpi, si asnjëherë më parë për Kukësin e epokës “Gjici”. Në lidhje me problemet që ka kaluar ekipi në 16 ndeshjet e para, është mbrojtësi Albi Alla ai i cili analizon shkaqet e paraqitjeve të dobëta.

“Ajo që i ka munguar skuadrës ishte qetësia dhe po e gjejmë, pasi e kemi grupin. Me ardhjen e trajnerit të ri qetësia po vjen dhe rezultatet do vijnë, Kishim ç’ekuilibër në mbrojtje. Kishte ndryshime të shumta në formacion, që nuk krijonte harmoni në ekip. Kjo bënte që lojtarët të mos lidheshin me njëri-tjetrin në lojë”, thotë mes të tjerash Alla në “RTSH Sport”.

Qendërmbrojtësi, i cili e pa veten në stol në disa ndeshje, nuk tërhiqet nga objektivi titull, teksa deklaron: “Jam i bindur se do bëjmë kthesën dhe do e ngushtojmë diferencën. Mund ta kalojmë Skënderbeun, nuk është një diferencë shumë e madhe. Janë edhe 20 ndeshje për t’u luajtur dhe nuk është asgjë e pamundur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here