Zlatan Ibrahimovic mund t’i thotë lamtumirë Manchester United dhe futbollit elitar europian, për t’u transferuar në MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është rrjeti ESPN që zbulon se gjiganti suedez pritet të bëhet pjesë e Los Angeles Galaxy.
Gjithçka lidhet me blerjen e Alexis Sanchez nga Manchester United. Mbërritja e sulmuesit kilian në “Old Trafford” ngushton ndjeshëm hapësirat në sulm për Ibrahimovic, pasi për një vend titullari rivalizojnë gjithashtu Lukaku dhe Anthony Martial.
Nga kushtet e reja të krijuara te “Djajtë e Kuq”, 36-vjeçari po planifikon një destinacion të ri. Po sipas ESPN, Los Angeles Galaxy nuk do ta përfshijë Ibran në listën e lojtarëve më të paguar, pasi paga e tij e lartë do të sigurohet nëpërmjet sponsorizimeve apo burimeve të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here