Ajax-Feyenoord klasikja e futbollit holandez vjen në orën 14:30. Një nga ndeshjet më interesante që prodhon Eredivise për vetë rivalitetin që i karakterizon këto dy klube. Që prej 1921 kur dy skuadrat janë ndeshur për herë të parë ose e thënë ndryshe në 190 përballje vetëm dy herë janë ndarë në barazim pa gola, statistika këto që të bëjnë të mendosh se edhe këtë herë spektakli do të jetë garantuar teksa pritet një sfidë me gola. Feyenoordi nuk është më skuadra kampione e sezonit të kaluar, ndërsa Ajax dukshëm gëzon formë më të mirë. Sidoqoftë kjo sfidë nuk duhet humbur. Ndërkohë takimi tjetër nga kampionati holandez është Heralces-PSV dhe ju do të keni mundësi ta ndiqni në  orën 16:45.

Të apasionuarit e futbollit gjerman do të kenë mundësi të ndjekin në orën 15:30, duelin Bayern Mynih- Ëerder Bremen. Kampionët në fuqi janë ata që vijnë si favorit përballë një kundërshtari endet në vendet e fundit të klasifikimit. Ndërkohë sfida tjetër po në orën 18:00 është Schalke 04-Hanover.

Në Francë, Lyon do ti duhet ti bëjë ballë furisë së Psg. Vendasit do të mundohen të frenojnë ecurinë e parizienëve, të cilët vijnë shumë të karikuar për këtë përballje. Suksesi 8-0 ndaj Dijon është tregues i qartë që edhe pse përballjë një rivali modest, sulmi i tyre është i frikshëm. Sidoqoftë OL do të provojë shanset e saj, pasi dhe forma e tyre është mbresëlenëse duke mos njohur humbje në pesë javët e fundit në kampionat. Këtë takim ju dotë mund ta ndiqni  në orën 21:00.Ndeshje tjetër nga kampionati francez është Monaco-Metz dhe mund ta ndiqni  në orën 17:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here