Një fitore të dhuruar, kështu e konsideroi Julian Ahmataj suksesin 3-2 të Skënderbeut në debutimin e tij në stolin e Kamzës, duke nënvizuar se skuadra e tij ua fali të 3 golat korçarëve.

“Të luash kundër Skënderbeut është e vështirë. Janë lojtarë me eksperiencë. Nuk kanë as presion. Ndeshja bëhet e vështirë. Golat i dhuruam. Duhet të kishim qenë më të qetë nga ana psikologjike. Jemi munduar dhe do mundohemi të punojmë nga ana psikologjike. E pranojmë golin shumë kollaj. Duhet të rregullojmë balancet në fazën difensive”.

Sipas Ahmatajt në këtë sfidë ndikuan edhe mungesat.

“Sot vinim me disa mungesa. Ky grup më ka dhënë garanci. Në momentin unë kisha planifikuar një model tjetër. Kur e ktheva në modulin e vjetër funksionoi. Lojtarët dhe grupi më japin besim që do ia dalim. Më qëlloi fati i keq për mua që debutova kundër Skënderbeut. Ka ndeshje plotë dhe ka pik plotë. Finishi është i rëndësishëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here