Agim Zeka i shtangu të gjithë një vit më parë. Edhe pse nuk luante me Skënderbeun, mjaftuan pak ndeshje me Shqipërinë U19 dhe për të erdhën disa oferta. Korçarët e shitën menjëherë sulmuesin, që për 300 mijë euro kaloi te LOSC Lille, ku është aktivizuar me ekipin e dytë.

Francezët duan që sulmuesi i Shpresave kuqezi të rritet edhe më shumë, ndaj kanë vendosur ta huazojnë në Portugali. Varzim SC do të ketë shërbimet e Zekës, që kërkon të ndihmojë klubin portugez të bëjë më mirë në pjesën e dytë të sezonit.

“Kam vetëm një ditë në këtë klub, por mbështetja që kam marrë është shumë e madhe. E di shumë mirë situatën aktuale të skuadrës dhe jam këtu për ta ndihmuar të ngjitet sa më shumë në klasifikim. Jam këtu për të dhënë 100 %”, – ka deklaruar Zeka në faqen zyrtare të Varzim SC, që garon në ligën e dytë portugeze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here