Skënderbeu ka transferuar nga Luftëtari Kristal Abazajn, për të cilin së fundmi mediet italiane raportuan se po e vëzhgon edhe skuadra e Chievo-s. Deri në fund të këtij sezoni ai do të jetë pjesë e gjirokastriteve sipas marrëveshjes së bërë midis klubeve dhe në verë mund të ketë lëvizje.

Aktivizimi në Kupat e Europës me Skënderbeun do t’i rriste shumë pjacën futbollistit dhe në Korçë nuk është se heqin dorë nga lojtarët e tyre për “çikërrima”. Jo vetëm para në arkat e klubit, por edhe përqindje e kartonit.

Ky është plani i Takajt, që nëse e shet në verë futbollistin do të kërkojë të mbajë edhe 30% të kartonit të tropojanit, që të përfitojë edhe nga ndonjë tjetër lëvizje në të ardhmen. Kushti vlen për në verë, ndërsa më vonë situata mund të ndryshojë. E siguri shihet që talenti i Shpresave në të ardhmen do të luajë jashtë vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here