Video Assistant Referee (VAR), apo teknologjia që ndihmon arbitrat në vendimmarrjet e vështira gjatë një ndeshjeje futbolli, është gati të debutojë edhe në eventin më madhështor të këtij sporti, Kampionatin Botëror.

Philippe Le Floc’h, njëri prej drejtuesve të FIFA-s tha se organizata po studion të gjitha mundësitë për aplikimin e teknologjisë në “Rusi 2018’.

“Aktualisht jemi duke kërkuar sponsorë për të bërë të mundur aplikimin e VAR-it në Botëror. Ka pasur disa subjekte të interesuara dhe besoj se jemi në rrugën e duhur, ndonëse vendimi final do të merret në muajin mars. Ne besojmë se do jetë fantastike që të aplikohet VAR në “Rusi 20189’, u shpreh Le Floc’h.

Aktualisht VAR aplikohen në Bundesligë dhe Serinë A, ndërsa në Angli janë bërë provat gjenerale në FA Cup dhe nga sezoni i ardhshëm pritet të jetë i pranishëm edhe në La Liga, Ligue 1 dhe Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here