Sunday, December 17th, 2017

Interi me vendim të papritur për Joao Marion

Published on November 22, 2017 by   ·   No Comments

Qëndrimi i shpeshtë në stol ka bërë që portugezi të shfaqë hapur pakënaqësinë në lidhje me situatën, teksa nga grumbullimi me kombëtaren u shpreh se do të vlerësojë mundësinë e largimit në muajin janar.

Këto deklarata duket se nuk u pritën aspak mirë nga drejtuesit e klubit, që tani kanë filluar të vlerësojnë ofertat në drejtim të tij. Sipas raportimeve të medieve italiane, pasi kanë marrë edhe mendimin e Spallettit, drejtuesit e Interit kanë vendosur edhe çmimin për kartonin e tij.

Kështu, klubet e interesuara për shërbimet e tij, do të duhet të arkëtojnë plot 30 milionë euro në arkat e klubit të Milanos, ndërsa vetë zikaltrit shpenzuan 43 milionë, për të marrë Joao Marion nga Sportingu.

Powered by WPeMatico

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword