Sunday, December 17th, 2017

Spanja dominim pafund në Europë

Published on May 19, 2016 by   ·   No Comments

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e gjithcka. Europa e Futbollit nuk mund të bëjë tjetër vecse ti nënshtrohet hegjemonisë së futbollit spanjoll, argëtues dhe pragmatik, dinamik dhe elegant, por mbi të gjitha fitues. E thotë historia e afërt, në Europë në vitet e fundit skuadrat spanjolle kanë fituar pa fund, duke lënë me gisht në gojë të mëdhatë e tjera të Kontinetit të Vjetër. Champions, Europa League, Superkupa Europe, kudo dominim hispanik duke lënë të zhgënjyer Guardiolën në Gjermani, Juventusin italian apo dhe skuadrat angleze që nuk ngrejnë lart një trofe të këtyre kompeticioneve prej 4 vitesh. As Klopp nuk ja doli të ndërpriste dinastinë e Unai Emery që mund të krenohet se ka bërë historinë. Sevilla nuk ka fonde pa fund dhe suksesin e ka arritur me vetë financimin vit pas viti. Andaluzët shesin vit pas viti, Rakitic, Bacca apo Aleix Vidal por qëndrojnë gjithmonë në majat e futbollit europian dhe tani synon të bëjë të njëjtën gjë edhe pas shitjes së Banegas që do të shkojë te Inter, apo Vitolo e Gameiro që i kërkon gjysma e Europës.

Për të folur pastaj për Championsin, sido që të shkojë në finalen e San Siros do të jetë një triumf spanjoll. Ashtu si dhe vitin e kaluar. Prej tre vitesh Reali, Atletiko dhe Barcelona kanë kolonizuar finalen e shumë ëndërruar duke ndryshuar vendet në pod. Në fillim Reali me La Deciman, pastaj Barcelona me Luis Enriquen e ndoshta këtë vit mund ti takojë dhe Diego Simeones me Los Colchoneros. Fakti është që spanjollet luajnë dhe fitojnë, ndërkohë që pjesa tjetër e kontinentit mbetet të shikojë një finale Championsi që i ngjason gjithmonë e më tepër një faksimileje të La Ligas.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword