Sunday, October 22nd, 2017

Lloris: Shqipëria? E njohim pasi na ka mundur

Published on May 11, 2016 by   ·   No Comments

euro-2016Rivalët e Shqipërisë në Grupin A të eliminatoreve në Francë 2016 e dinë se duhet t’u ruhen kuqezinjve që ishin dhe surpriza e madhe e eliminatoreve ku arritën kualifikimin historik në kampionatin Europian. Gjithsesi në kampin e Gjelave, kanë besim te fakti që e njohin tashmë Shqipërinë që kartvizitën e saj ua ka prezantuar me fitoren 1-0 në “Elbasan Arena” dhe barazimin 1-1 në vendin e tyre. E pranon këtë dhe portieri dhe një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Deschams, Hugo Lloris.

“Nëse shikon shortin e grupeve të tjera e kupton se për ne mund të kishte qenë edhe më e komplikuar. Tani ky është një kompeticion i nivelit më të lartë dhe të gjitha skuadrat e kanë merituar të jenë këtu dhe kanë dicka për të treguar. Ne i njohim mirë. Ne kemi luajtur me Shqipërinë dhe ata na mundon, kështu që kjo na jep neve një pikë referimi. E dimë se cfarë duhet të presim prej tyre.”

Hugo Lloris vlerësoi dhe Zvicrën e Rumaninë ndërsa theksoi se për Francën e rëndësishme do të jetë ta nisë me këmbën e mbarë përballë rumunëve në ndeshjen hapëse të Europianit. Franca afrohet drejt këtij kompeticioni me pritshmëri të mëdha si skuadra e shtëpisë pas dy viteve në të cilat nuk ka luajtur ndeshje zyrtare. Dy turnetë e fundit madhorë që janë luajtur në Francë, Euro 1984, dhe Kupa e Botës 1998 janë fituar nga vendasit, dhe trajneri Didier Deschamps e bën të qartë se objektivi i skuadrës së tij është fitimi i turneut.

“Synimi është ta nisim këtë kompeticion me ambicie por dhe përulësi. Një europian i suksesshëm për ne do të ishte fitorja e tij.”

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword