Sunday, August 20th, 2017

Leicester, Ranierit i ofrohet kontratë e re

Published on May 11, 2016 by   ·   No Comments

Claudio Ranieri nuk largohet nga Leicesteri. Kampionët e Anglisë nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga trajneri i tyre Claudio Ranieri dhe do të bëjnë të pamundurën për të mbajtur teknikun Roman, në krye të stolit të “Dhelprave”. Italianit pritet t’i ofrohet një rinovim kontrate. Këtë fakt e pohon zëvëndëspresidenti i Leicesterit, Srivaddhanaprabha.

“Në fund të sezonit do të ulemi me Ranierin për të diskutuar mbi të ardhmen e tij. Do të bisedojmë për një projekt afatgjatë dhe dëshirojmë me patjetër që Claudio të jetë pjesë e tij.”

Numri dy i kampionëve të Anglisë, foli dhe për disa nga yjet e skuadrës së tij. Konkretisht për Vardy, Mahrez dhe Kante, të cilët janë vënë në shënjetsër nga shumë klube të mëdha europiane:

“Do të bëjmë gjithcka është mundur, që asnjëri prej lojtarëve që kemi te mos largohet. Dëshirojmë që ky grup futbollistësh të jetë edhe për sezonin e ardhshëm. Sigurisht që do të bëjmë dhe përforcime nëse do të jetë e nevojshme.”

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword