Sunday, October 22nd, 2017

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Published on May 3, 2016 by   ·   No Comments

fifa-ffk-kosovaAnëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta të plota i ndez dritën jeshile anëtarësimit edhe në institucionin më të madh të futbollit botëror, FIFA. Kongresi i Budapestit do të pasohet nga ai i FIFA-s në Mexico City në datat 12 dhe 13 Maj ku Kosova do të kërkojë të bëhet anëtarja më e re dhe në rast se edhe ky objektiv realizohet, atëherë Përfaqëesuesja e Bunjakit do të ketë të drejtën të luajë eliminatoret e Botërorit 2018 që prej Shtatorit. Menjëherë pas aprovimit të marrë nga pjesa më e madhe e federatave Europiane, tashmë për Kosovën do të nisin procedurat për t’u përfshirë në programin e kualifikueseve të Botërorit 2018 që do të zhvillohet në Rusi. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë Kosova do të vendoset në grupin I që aktualisht është me 5 skuadra. Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda me shumë mundësi do të jenë skuadrat ndaj të cilave Kosova do të nisë rrugëtimin e parë zyrtar në një fazë eliminatore. Sfida e parë parashikohet të luhet ndaj Finlandës për të vazhduar më pas me përballjet e tjera.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword