Friday, December 15th, 2017

James te Juve, nëse ikën Morata

Published on May 19, 2016 by   ·   No Comments

Të Shtunën Juventusi do të luajë ndeshjen e fundit të këtij sezoni pasi do të sfidojë Milanin në finalen e Kupës së Italisë, por në shtëpinë bardhezi nuk mendojnë vetëm për duelin ndaj kuqezinjëve por edhe për merkaton.

Shumë gjëra do të varen nga ajo cfarë do të ndodhë me të ardhmen e Alvaro Moratës, por nëse sulmuesi spanjoll largohet për t’u rikthyer te Reali i Madridit, është e sigurtë që kampionët e Italisë do të blejnë të paktën një futbollist të madh. Gazeta Corriere Dello Sport së fundmi ka raportuar për një interesim të mundshëm të Juventusit për mesfushorin kolumbian të Realit të Madridit, James Rodriguez. Në ditët e ardhshme do të ketë një takim mes drejtuesve të Los Blancos dhe atyre bardhezi për të disktuar cështjen Morata, dhe pikërisht në këtë takim, Juventusi do të tentojë të bindë klubin merengues të lejojë tranferimin e James në Torino.

Mesfushori i Los Cafeteros nuk po kalon një moment të mirë në Madrid pasi në këtë sezon si me Benitez, ashtu edhe me Zidane në drejtim ka gjetur shumë pak hapësira në formacionin e Realit, dhe kjo është një nga arsyet kryesore që Rodriguez po mendon largimin nga kryeqyteti spanjoll. Juventusi konsiderohet si një opsion i mirë për të vijuar karrierën nga ana e futbollistit kolumbian por pengesë në këtë operacion merkatoje mund të bëhet shifra e lartë që kërkojnë Los Blancos për James. Drejtuesit e Realit duan të përfitojnë mbi 70 milionë Euro nga shitja e tij edhe pse në shtëpinë bardhezi shpresojnë që gjithcka të mbyllet me sukses për një shumë jo më të lartë se 60 milionë Euro.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword