Sunday, June 25th, 2017

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Published on May 11, 2016 by   ·   No Comments

Ronaldo_Cristiano-3Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, që beson te ëndrra e saj thuajse e pamundur. Klubi parizien gjithsesi vazhdon të punojë për yllin portugez dhe sic informon “Le Parisien” ka bërë një tjetër hap në gjuetinë ndaj tij. E përditëshmja franceze siguron se Jorge Mendes, agjenti i Ronaldos, dhe Al Khelaifi, presidenti i PSG kanë arritur një akord verbal në bazë të të cilit lojtari do t’i japë prioritet klubit parizien në rast se largohet nga Madridi.

Ibrahimovic nuk do të rinovojë kontratën e tij dhe te PSG janë në kërkim të një lojtari të madh për ta zëvendësuar. Cristiano do të ishte njeriu ideal në misionin e francezëve për të bërë realitet ëndrrat e tyre në Champions, dhe konsiderohet si guri i themelit mbi të cilin duhet ndërtuar projektin e ri të PSG. Problemi i parizienëve është se largimi i Ronaldos nga Reali ka pak gjasa që të ndodhë. Klubi madrilen dhe futbollisti madje kanë nisur kontaktet për të rinovuar kontratën që skadon në 2018. Ideja është për të zgjatur bashkëpunimin deri në 2020 ose 2021 këtë verë. Gjithsesi në Francë e konsiderojnë një triumf faktin që kanë lënë pas rivalët e tjerë në rast se portugezi largohet nga Madridi.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword