Sunday, June 25th, 2017

Watze: Hummels? Duam ta mbajmë me çdo kusht

Published on April 24, 2016 by   ·   No Comments

Cfarë të ndodhë me të ardhmen e Mats Hummels, është kjo pyetja që shqetëson më shumë tifozët e Borussias së Dortmundit aktualisht. Kapiteni ka një kontratë me klubin verdhezi deri në vitin 2017, dhe frika se mund ta humbasin atë gjatë verës është shumë e madhe në klubin nga Signal Iduna Park. Hummels kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane ku në rradhë të parë qëndrojnë Barcelona dhe Bayern Munich, gjithsesi te Dortmundi nuk duan të privohen nga shërbimet e mbrojtësit 27-vjecar dhe do të bëjnë gjithcka për të rinovuar marrëveshjen aktuale me kampionin e Botës. Hummels ende nuk ka vendosur se cfarë do të bëjë me të ardhmen e tij dhe për momentin kapiteni i Dortmundit ka shumë dilema në kokë, të largohet për të gjetur stimuj të rinj apo të qëndrojë te Borussia dhe të shndërrohet në një ikonë të këtij klubi. I Intervistuar nga mediat gjermane më konkretisht gazeta prestigjoze Bild, shefi ekzukutiv i Dortmundit Hans Joachim Watzke deklaroi se ashtu sic ka bërë më herët më të tjerë futbollistë edhe për Hummels, klubi verdhezi do ta gjejë një zgjidhje. Watzke theksoi se Dortmundi do të bëjë maksimumin për të mbajtur në skuadër lojtarë si Hummels e Mkhitaryan. Ndërkohë drejtori sportiv Michael Zorc nënvizoi se klubi është në bisedime me Mats për rinovimin por ende nuk është arritur një marrëveshje.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword