Sunday, October 22nd, 2017

Rashica: Krahasimi me Neymar, motivim shtesë

Published on April 18, 2016 by   ·   No Comments

Të dhëna teknike të lakmueshme nga çdo skuadër, që u shoqëruan edhe me krahasimin me yllin brazilian Neymar. Vlerësimi për Milot Rashicën erdhi sa më shumë e as më pak, por nga UEFA, me talentin kuqezi që ndihet i vlerësuar, por mundohet të qëndrojë më këmbë në tokë.

Milot Rashica: Është vlerësim shumë i madh, por besoj se është pak herët, sepse unë sapo kam filluar. Por, është një motivim shtesë për mua. Këto që shkruhen dhe fliten janë gjëra të mira për mua, por ato nuk të ndihmojnë të shkosh me Kombëtaren apo të paraqitesh mirë në ndeshje.

Edhe pse vetëm 19-vjeçar, Rashica e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë, për të vazhduar rritjen si futbollist dhe për të pritur deri në fund një ftesë nga trajneri De Biasi, për finalet e Euro 2016.

“Gjithçka që duhet të bëj është të vazhdoj në këtë mënyrë si po eci me Vitesse-n, të ndihmoj klubin në objektivat që ka, të shënoj gola dhe të jap asist. Paraqitjet e mira me Vitesse-n mund të më dërgojnë në Kampionatin Europian, asgjë tjetër. Shpresoj që të vazhdoj me formën që po kaloj dhe pse jo të grumbullohem sërish me Kombëtaren.”

Talenti i lindur në Vushtrri nuk shpërqendrohet as nga zërat e merkatos, që pas ekipeve si Ajax, PSV e Galatasaray, e lidhin me gjigandët nga Serisë A, Napoli dhe Lazio por edhe me Everton, Tottenham dhe Chelsea në Premier League-n angleze.

“Është mëse normale që ndihem mirë për interesimin nga klubet e tjera. Por, për momentin jam i përqendruar vetëm te Vitesse, nuk mendoj për asgjë tjetër. Synoj ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpresojmë të arrijmë play-off që na dërgon në kupat e Europës. Unë do të mundohem ta mbyll një sezon shumë të mirë dhe më pas kur të përfundojë sezoni do ta diskutojmë, edhe pse për momentin jam shumë i lumtur këtu. Me mua nuk ka biseduar askush. Nuk e di ndoshta kanë folur me klubin ose menaxherin, megjithatë për momentin nuk jam i interesuar pasi jam i përqendruar vetëm te Vitesse.”

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword