Sunday, December 17th, 2017

Nainggolan te Chelsea për 36 milionë Euro

Published on April 27, 2016 by   ·   No Comments

Në Angli janë të sigurtë, Radja Nainggolan sezonin e ardhshëm do të jetë një futbollist i Chelsea-it. Lajmi publikohet nga gazeta Daily Mirror në versionin e saj online. Pas 48 orëve bisedime mes drejtuesve të Bluve të Londrës dhe atyre të Romës, palët kanë arritur marrëveshjen për kalimin e mesfushorit belg në Stamford Bridge. Kartoni i Radja Nainggolan do ti kushtojë Chelsea-it, 28 milionë Paund rreth 36 milionë Euro. Futbollisti pritet të nënshkruajë me Blutë e Londrës një kontratë 5-vjecare. Presidenti rus i klubit londinez, Roman Abramovich ka arritur ti plotësojë kështu dëshirën e parë trajnerit të ri, italianit Antonio Conte.

Ky i fundit ka këmbëngulur që të kishte në skuadrën e tij ish lojtarin e Cagliarit dhe tashmë Conte mund ta bazojë mesfushën e Chelsea-it rreth Radja Nainggolan. Te Blutë lëvizjet në merkato do të jenë të shumta gjatë verës dhe 27-vjecari me origjinë indoneziane mund të jetë vetëm lojtari i parë që do ti bashkohet Chelsea-it. Conte kërkon të transferojë në Stamford Bridge të tjerë futbollistë nga Seria A italiane, ku spikasin, Bonucci, Pogba, Perisic e Icardi, futbollistë të cilët trajneri i kombëtares së kaltër, i ka ndjekur shpesh nga afër në ndeshjet e fundit.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword