Sunday, August 20th, 2017

Mesjavë e nxehtë me gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Published on April 4, 2016 by   ·   No Comments

Nga java e 28-të e Superiores, te ndeshjet e para gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë. Të mërkurën futbolli shqiptar do të fokusohet te dy përballje mjaft interesante me katër skuadra që do të kërkojnë të sigurojnë finalen në kompeticionin e dytë më të rëndësisëm në vend. Nëse për Skënderbeun Kupa mbetet një trofe për të kompeltuar një sezon fantastik, për Kukësin, Lacin dhe Flamurtarit shihet si një mundësi për të shpëtuar sezonin, sidomos me pjesëmarrjen në Europa League.

Sfida e parë e të mërkurës do të zhvillohet në orën 16:00 në stadiumin e Lacit, ku skuadra vendase që tashmë drejtohet nga Eugent Zeka, do të presë Skënderbeun. Një duel ndoshta i pabarabartë në letër, aq më tepër që gjatë merkatos së janarit korcarët u rrëmbyen Jamesin kurbinasve, por kupa ka specifike tjetër dhe Laci është tërësisht i fokusuar në këtë kompeticion.

Përplasja e fundit këtyre dy skuadrane në Kupë ka ndodhur në cerekfinalen e kompeticionit në sezonin 2013-2014, ku në të dyja ndeshjet Skënderbeu doli fitues, 0-1 në Lac dhe 2-0 në Korcë.

Interesant është fakti që të dyja skuadrat u përplasjen në sfidën e parë të sezonit aktual në Superkupën e Shqipërisë, që i fitua nga Lacio 7-8 pas goditjeve të 11-metërshave. Në këtë përballje James shënoi dygolësh për llogari të kurbinasve, por po me dygolësh i kundërpërgjigj edhe Salihi. Lojtarët në fjalë sot përfaqësojnë dyshen e sulmit më të fortë në Superiore.

Në orën 19:00 Flamurtari do të presë në Vlorë Kukësin, në një duel plot rivalitet. Mjafton të kujtojmë finalen e Kupës në vitin 2014, për ta kuptuar se nuk ka favorit në këtë përballje.

Edhe dy vite më parë Flamurtari kaloi një krizë të thellë rezultatesh në kampionat, por Kupës i shkoi deri në fund, duke triumfuar në “Qemal Stafa” me Kukësin falë golit të Arbër Abilaliajt.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword