Sunday, June 25th, 2017

Luis Enrique: Jemi ende të parët, Zidane: I lumtur për fitoren

Published on April 3, 2016 by   ·   No Comments

Luis Enrique nuk e konsideron si një tragjedi humbjen zhgënjyese 1-2 në “Camp Nou”. Trajneri i skuadrës katalanase përpiqet të shikojë anët pozitive të kësaj disfate duke theksuar se në ndeshje të tilla nuk ka favoritë dhe Reali i Madridit arriti të impononte lojën e tij pas golit të parë të ndeshjes.

“Nuk jemi ne ata që zgjedhim se kur duhet të humbasim. Tani duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje dhe të përqëndrohemi te Champions League. Kryesojmë kampionatin dhe jemi në garë për të tre trofetë. Nuk ia vlen ta analizojmë këtë sfidë sepse kjo ndeshje nuk ekziston më për ne. Humbja na mësoi shumë gjëra. Reali i Madridit ka shumë cilësi por unë jam i kënaqur me skuadrën time. Kam shumë besim se do ta ruajmë vendin e parë deri në përfundim të kampionatit”.

Enrique theksoi se skuadra u duk e lodhur në pjesën e dytë por nuk duhet të gjenden justifikime, ndërsa në fund të intervistës, trajneri i kampionëve theksoi se skuadra nuk u tregua aspak euforike, ndërsa u kërkoi gazetarëve që të presin fundin e sezonit për të kërkuar një mendim më të zgjeruar rreth ecurisë së Barcelonës. Në krahun tjetër, Zinedine Zidane u shfaq mjaft i lumtur përpara gazetarëve, duke theksuar se skuadra e tij arriti të triumfonte në një fushë shumë të vështirë duke marrë tre pikë shumë të vlefshme. Gjithsesi, ai u tregua i matur kur u pyet për luftën në kampionat.

“Kemi 7 pikë diferencë por tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës në Champions League. Berteja jonë për momentin është me Atleticon por deri në fund ka edhe shumë javë dhe duhet të presim për të mësuar çfarë do të ndodhë. Ajo që lojtarët e mi treguan në fushë më pëlqeu, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Kur një trajner shikon skuadrën e tij të luftojë në atë mënyrë, kjo është shumë pozitive. Futbolli na ka mësuar se gjatë 90 minutave mund të ndodhë gjithçka. Jemi gati për të përballuar me sukses pjesën e fundit të sezonit”.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword