Sunday, December 17th, 2017

Lewandowski: E ardhmja? Në Spanjë ose Angli

Published on April 27, 2016 by   ·   No Comments

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka pranuar se në një të ardhme mund të luaj në Premier League ose në La Liga. Që pas transferimit të tij tek bavarezët polaku numëron 95 paraqitje dhe 65 gola të shënuar, statistika qe e kane kthyer ate në një nga sulmuesit më të kërkuar. Bomberi deklaroi se nëse një ditë do të largohet nga Bayern, do të transferohet tek nje klub i cili është po aq kompetitiv sac janë bavarezët:

“Ndoshta një ditë do të luaj në Angli ose në Spanjë. Por, për momentin jam i impenjuar me Bayern, pasi e konsideroj si klubin ideal për t’u rritur si futbollist në aspektin teknik dhe për të fituar sa më shumë trofe. Nuk mund të flas me garanci për të ardhmen, pasi për momentin jam i lumtur këtu.”

Sipas mediave, e ardhmja e Robert Lewandowski mund të jetë tek Man.City, ku do të ketë mundësinë të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin e ardhshëm të Citizens, Pep Guardiola. Sulmuesi kërkohet gjithashtu edhe nga Reali i Madridit.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword