Sunday, October 22nd, 2017

Enrique: E dimë, duhet të bëjmë ndeshje të madhe

Published on April 13, 2016 by   ·   No Comments

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, në prag të ndeshjes kundër Atletico Madrid, ka thënë se skuadra e tij është e përgatitur për përballjen me madrilenët.

Atletico dhe Barcelona do të ndeshen sonte në “Vicente Calderone” në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Sfida e parë ishte mbyllur me fitoren e “Blaugranave”, me rezultat 2-1.

“Ekipi është i përgatitur për këtë lojë, ne dimë se kemi një avantazh të vogël, por kjo është një ndeshje e hapur dhe ne shkojmë në Madrid për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Enrique.

“Ne dimë se duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Nuk është lehtë për ta rrahur ekipin e Simeones, dhe Liga e Kampionëve është ndryshe nga kampionati”, ka theksuar ai.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword