Sunday, October 22nd, 2017

City për herë të parë në gjysmëfinale, përmbysje e Realit

Published on April 13, 2016 by   ·   No Comments

Reali i Madridit dhe Man.City janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Uefa Champions League. Los Blancos përmbysën humbjen 2-0 të ndeshjes së parë ndaj Wolfsburg duke konfirmuar se në “Santiago Bernabeu” janë një makineri golash. Skuadra e Zidane fitoi 3-0 në sfidën e kthimit me Cristiano Ronaldon që ishte protagonisti i madh i takimit me 3 gola, që e konfirmojnë dhe si kryegolashënues të këtij kompeticioni me 16 finalizime. Goli i parë ishte mjaft i thjeshtë me portugezin që thjesht shtyu topin në rrjetë, ndërsa në të dytin goditi saktë me kokë pas një harkimi të Kroos nga këndi. Ndërsa goli i kualifikimit ishte i tëri i tiji duke i dhënë dhe përmbysjen që në kohën e rregullt Los Blancos duke barazuar dhe rekordin e Messit me 5 tregolësha në këtë kompeticion.

Man.City për herë të parë arriti gjysmëfinalet e Champions pasi mundi 1-0 në ndeshjen e kthimit PSG, dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2 arriti të kalojë më tej. Në pjesën e parë Aguero humbi një 11-metërsh, por gjithsesi nuk ndikoi në kualifikim, pasi në të 76-tën De Bruyne shënoi golin e fitores. PSG pa t’i anullohej një gol me Zlatan Ibrahimovic në minutën e 85-të për pozicion jashtë loje. Për parizienët ky ishte sezoni i katërt radhazi që elimohet në cerekfinale.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword