Friday, December 15th, 2017

Atl. Madrid-Bayern, dueli i parë pas 42 vjetësh

Published on April 27, 2016 by   ·   No Comments

 Atletico Madridit dhe Bayerni i Mynihut këtë të Mërkurë do të luajnë aktin e parë në gjysmëfinalen e dytë të edicionit 2015-2016 të Uefa Champions League me objektivin për të hedhur një hap të madh përpara drejt finales së Milanos. Në sezonin e largët 1973-1974, Bayerni triumfoi 4-0 në finalen e përsëritur ndaj Los Colchoneros që u zhvillua në Heysel Stadium të Brukselit, teksa në ndeshjen e parë kishte arritur ti hiqte nga duart trofeun Atleticos vetëm me një gol në minutën e fundit që e coi sfidën në barazim 1-1. Gjithsesi tashmë historia ndryshon sepse përballë njëra-tjetrës do të vendosen dy skuadra krejtësisht të ndryshme me ato që u përballën 42 vjet më parë. Rruga drejt San Siros kalon pikërisht nga Vicente Calderon për bavarezët e Pep Guardiolës, që janë edhe favoritët kryesorë për të triumfuar në këtë kompeticion. Stili i futbollit që aplikon Atletico e El Cholo Simeones ndryshon shumë me atë Bayern-it, gjithsesi një gjë e sigurtë, të dyja skuadrat e dëshirojnë me cdo kusht finalen dhe do të bëjnë gjithcka për të qenë në Milano. Madrilenët vinë në këtë duel pasi eliminuan me meritë Barcelonën kampione në fuqi të Championsit në cerekfinale ndërsa, Bayerni vështirësitë më të mëdha i pati ndaj Juventusit në ruandin e 1/8-ave sepse përballë Benficës nuk vuajti shumë. Pa një gjigand në qëndër të mbrojtjes si Diego Godin që është i dëmtuar por edhe pa Thiago Mendes në mesfushë, Atletico do të përpiqet të shfyrtëzojë momentin e mirë që po kalon dyshja e sulmit Griezmman-Torres për ti bërë një surprizë të hidhur Bayernit. Nga ana tjetër kampionët e Gjermanisë pavarsisht mungesave të Robben dhe Badstuber e kanë mëse të qartë se skuadra e Simeones do ti presë me shpatë në dorë në duelin e kësaj të Mërkure, por Muller, Ribery e Lewandowski me shokë kanë besim të aftësitë te tyre dhe do të kërkojnë të hedhin një hap të sigurtë drejt finales së Championsit që në këtë ndeshje. Atletico kërkon hakmarrjen për atë finale të humbur ndërkohë që Bayerni 2016-tën e konsideron si vitin e duhur për të rikthyer në fronin e Europës, e sigurtë është që në Vicente Calederon do të zhvillohet një sfidë me të vërtetë shumë e bukur për tu ndjekur.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword