Sunday, December 17th, 2017

Al-Khelaifi: Blanc qëndron te PSG

Published on April 24, 2016 by   ·   No Comments

Suksesi 2-1 ndaj Lille në finalen e Kupës së Ligës, solli në shtëpinë e Paris Saint Germain, trofeun e dytë gjatë këtij sezoni teksa deri në fund ekipi nga Parc Des Princes ka për të luajtur edhe finalen e Kupës së Francës ndaj Olympique Marseille . Por ai triumf i treti radhazi në këtë kompeticion më shumë sesa për futbollistët e skuadrës pariziene ishte i rëndësishëm për trajnerin Laurent Blanc i cili pas këtij suksesi me shumë gjasa do të qëndrojë në stolin e kampionëve të Francës edhe gjatë sezonit të ardhshëm. Ishte vetë presidenti i klubit parizien Naser Al Khelaiffi, i cili në një intervistë për mediat në përfundim të ndeshjes ndaj Lille bëri të ditur se trajneri Blanc nuk do të largohet nga kryqyteti francez. Sëfundmi ishte folur shumë në media për një lamtumirë të mundshme të tenikut francez me Jose Mourinhon që shihej si zëvendësi i mundshëm i Blanc në stolin e Paris Saint Germain, por sipas Al Khelaiffit dicka të tillë nuk do të ndodhë, pasi ai dhe drejtuesit e tjerë të klubit janë shumë të kënaqur me punën e Blanc gjatë këtyre viteve. Numri 1 i Parisit shtoi se Blanc e ka rinovuar edhe për dy vite të tjera kontratën e tij me klubin dhe normalisht që ai do të qëndrojë te kampionët e Francës.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword